12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çfarë shkruajnë mediat në Izrael për vizitën e Ministres Gërvalla

Rekomandime

Jerusalem Post, një nga mediat më të njohura në Izrael, ka shkruar për vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës në këtë shtet, duke rikujtuar se dy vende po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, një vit pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

- Advertisement -

JP përcjell informacionet të njoftuara edhe zyrtarisht se dy ministrat kanë nënshkruar marrëveshje në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe bashkëprodhimit të filmit.

“Izraeli dhe Kosova çimentuan më tej marrëdhëniet me një sërë marrëveshjesh dypalëshe të hënën. Ministri i Jashtëm Yair Lapid u takua me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila vizitoi Jerusalemin për herë të parë. Ata diskutuan lidhjet dypalëshe, ndihmën dhe luftën në Ukrainë dhe nënshkruan marrëveshje në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe bashkëprodhimit të filmit, tha Ministria e Jashtme. Ministri i Jashtëm kosovar nënshkroi gjithashtu një marrëveshje rreth edukimit për Holokaustin me kryetarin e Yad Vashem, Dani Dayan” shkruan JP.

Gërvalla-Schwarz është zyrtarja e nivelit më të lartë që viziton Izraelin nga Prishtina që kur Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem marsin e kaluar, duke u bërë kështu “shteti i parë me shumicë myslimane që e bën këtë”.

- Advertisement -

“Kosova ishte një nga vendet me shumicë myslimane që vendosi marrëdhënie me Izraelin në vitin 2020. Normalizimi ishte i ndarë nga Marrëveshja e Abrahamit dhe ishte pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Izraeli u bë vendi i 117-të që njohu pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008. Jerusalemi më parë kishte qenë i rezervuar për ta bërë këtë nga shqetësimi se do të përbënte një precedent për njohjen e një shteti palestinez”, shkruan tutje JP.

Gazeta rikujton se Serbia kishte thënë se do të hapte një ambasadë në Jerusalem, por nuk e bëri këtë pasi Izraeli e njohu Kosovën si shtet sovran.

- Advertisement -

“Ministri i Bashkëpunimit Rajonal Esawi Frej u bë ministri i parë i kabinetit izraelit që vizitoi Kosovën muajin e kaluar. Ai iu bashkua ministrit të shëndetësisë së Kosovës në një vizitë në një spital lokal të cilit Izraeli i dhuroi 90 karrige me rrota. Ata u takuan me mjekë izraelitë që punojnë me organizatën humanitare izraelite Save a Child’s Heart, të cilët udhëtuan në Kosovë për të diagnostikuar fëmijët që kanë nevojë për operacion në zemër. Frej tha se kishte “rëndësi të madhe në forcimin e lidhjeve midis Izraelit dhe këtij shteti mysliman”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit