1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Çfarë temperaturash priten të mërkurën dhe të enjten në Kosovë?

Rekomandime

Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të mbizotërojë edhe gjatë ditës së mërkurë – mirëpo nga Atlantiku, një vorbull ciklonike gjatë ditës së enjte do të fillojë të depërtojë mbi rajonin tonë, që do të sjellë reshje të shiut, vende-vende edhe intensive, paralajmëron Prishtina Weather.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “me kalimin e frontit të ftohtë mbrëmjen e së enjtes, nga dita e premte do të shtrihen masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, ku vlerat maksimale do të luhaten ndërmjet 10C deri 14C”.

- Advertisement -

Parashikimi për datat 2-3 tetor:

2.10.2019 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s. Indeksi UV: 5.

3.10.2019 – Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Gjatë ditës priten reshje shiu, vende-vende do të jenë më intenzive, e mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Paradite erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e më vonë pasdite mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 4.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit