1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çfarë thotë Immanuel Kant lidhur me traktatet e paqes dhe rasti Kosovë-Serbi?

Rekomandime

NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI

- Advertisement -

Në çdo përgjigje që është dhënë, rezulton se ajo është negative. D.m.th se Serbia nuk është e sinqertë dhe e ndershme në kërkesat e saj për “autonomi” për serbët që jetojnë në Kosovë.

Në vitin 1795 filozofi i madh gjerman, Immanuël Kant, botoi shkrimin filozofik “Paqja hyjnore” (Zum ewigen Frieden)! Ky artikull, ndër më ta famshmit dhe domethënësit në historinë e filozofisë trajton çeshtjen e arritjes së paqes pas gjendjes së luftës. Më poshtë do të trajtojmë se si Kant i trajton kushtet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ndërkohë që këto kushte i pashë në dritën e ngjarjeve të sotme në Kosovë për arritjen e një traktati paqeje me Serbinë. Që në fillim më duhet të them se për fat të keq edhe sot pas 228 vitesh nga ajo kohë ende bashkësia ndërkombëtare, përfshirë dhe demokracitë perëndimore, nuk kanë mundur të udhëhiqen nga principet e një traktati midis palëve për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme. Këtë trajtesë ma nxiti një komunikim i midis Escobar dhe kryetarit të Komitetit të Jashtëm të Kongresit Amerikan senatorit, Bob Menendez.

Menendez shpreh dyshimin e mospajtimin tij me nismën e Escobar për formimin e AKS-së në Kosovë! Ky dyshim i shprehur qartë ka të bëjë me mosbesimin se asociacioni do të garantonte paqe të qëndrueshme e afat-gjatë në Kosovë, Serbi e rajon. Por çfarë shkruan Immanuel Kant për raste të tilla? Së pari, shkruan ai, palët pjesëmarrëse në traktatin e paqes duhet të mos veprojnë në fshehtësi dhe të mos vendosin rregulla të pamenduara. Me traktate të tilla, sipas tij, nuk duhet të nxiten armiqësi të reja, ndërsa nënshkruhen për të mbyllur një kapitull të mëparshëm armiqësie. Projekti i shpallur si zgjidhje e konfliktit të armiqësive të vjetra midis Kosovës e Serbisë, nëse formohet AKS, thjesht e thellon armiqësinë midis dy popujve dhe dy vendeve, sepse pengon integrimin e serbëve në shoqërinë dhe institucionet e vendit.

- Advertisement -

Ndërkaq kjo armiqësi do të nxitet pandërprere nga Beogradi dhe institucionet serbe. Së dyti, Immanuel Kant shkruan se arritja e paqes së qëndrueshme varet nga ajo nëse palët nënshkruese përfaqësojnë ose jo formën republikane të qeverisjes. Kjo formë qeverisje asokohe konsiderohej si më e përparuara. Ndërsa sot ky koncept e princip shkon te nocioni i demokracisë, si model qeverisjeje që i zgjidh paqësisht dhe me mirëbesim konfliktet, si ky midis Kosovës dhe Serbisë. Shumë autorë të huaj e shqiptarë shtrojnë vazhdimisht pyetjen, nëse Serbia është një demokraci, me qëllim që asaj t’i besohet ose jo një zgjidhje e drejtë përmes marrëveshjes së publikuar tashmë?! A është Serbia një shtet demokratik, që nxit dhe përkrah serbët e Kosovës për t’u integruar dhe për ta respektuar shtetin e Kosovës, nëse nënshkruhet formimi i Asosacionit të KS?!

Në çdo përgjigje që është dhënë, rezulton se ajo është negative. D.m.th se Serbia nuk është e sinqertë dhe e ndershme në kërkesat e saj për “autonomi” për serbët që jetojnë në Kosovë. Se nuk është e sinqertë dhe prapa këtyre kërkesave fshihet regjimi autoritar në Beograd, këtë e vërtetojnë dy fakte: – Serbia nuk është e pjekur dhe serioze në atë masë sa të respektojë marrëveshjet që nënshkruan. Nëse do t’i kishte zbatuar marrëveshjet, sot në veri të Kosovës nuk do të kishin lindur konflikte të nxehta p.sh për targat, dokumentet e udhëtimit, vulat e doganave, simbolet shtetërore etj. – Nga ana tjetër Serbia do të duhej t’u kishte dhënë autonomi minoriteteve brenda territorit të saj. Në serbi pakicat përbëjnë 20 përqind të popullsisë, ndërkohë që në Kosovë ato janë vetëm 7-9 përqind e popullsisë. Në Kosovë Kushtetuta e saj numëron më shumë më tepër nene favorizuese për minoritetet, sesa për popullsinë shumicë, shqiptarët! Sipas Kant, traktatet e paqes janë të qëndrueshme midis palëve (vendeve) që kanë kushtetuta të të drejtave qytetare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit