13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Çfarë turpi! Çfarë njolle t’zezë don me ia lanë Drenicës!”, Blerim Latifi ‘godet’ PDK-në: Krejt makineria e saj kundër familjes Jashari

Rekomandime

Profesori universitar, filozofi dhe ish-kandidati për deputet i PDK-së, Blerim Latifi, ka kritikuar pikërisht Partinë Demokratike të Kosovës, se po organizon makineri propagandistike kundër familjes Jashari në Skenderaj.

Latifi kështu shprehet përmes një postimi në facebook, i cili këtë e cilëson si turp.

- Advertisement -

Ai tutje shkruan se PDK-jë po don me i lanë njollë të zezë Drenicës.

“Krejt makineria propagandistike dhe organizative e PDK- së është koncentru në Skenderaj, kundër Familjes Jashari. Çfarë turpi! Çfarë njolle t’zezë donë me ia lanë Drenicës!”, shkruan Latifi në facebook.

Ndryshe në Skenderaj, Bekim Jashari po kandidon edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune.

- Advertisement -

Si kundërkandidat ka vetëm Jakup Nurën e PDK-së, pasi partitë tjera nuk kanë dashur të jenë kundërkandidat të Jasharit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit