23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Çfarë u ka thënë Melania Trump miqve për vitin 2024?

Rekomandime

Të gjithë e dimë që Melania Trump shfaqi zero interes për të qenë Zonja e Parë në vitin 2016 dhe duket se ajo sërish nuk ka aspak interes për të qenë Zonja e Parë përsëri.

Sipas burimeve për CNN, Melania u ka thënë miqve se nuk ka dëshirë të rikthehet kurrë në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Nëse Donald Trump vendos të kandidojë përsëri për president në vitin 2024, ajo nuk do ta shoqërojë në fushatë. Sipas raportimeve të CNN, në vend të Melanias, një nga partnerët e djemve të tij të rritur ndoshta do ta shoqërojë.

A mund të kandidojë vërtet Donald Trump përsëri për president?

Në një intervistë për Fox News në muajin prill, Trump tha se ishte “100% duke menduar të kandidonte përsëri”.

- Advertisement -

Në maj ai tha se njerëzit do të jenë shumë, shumë të lumtur kur ai të bëjë “një njoftim të caktuar”.

Ndërsa javën e kaluar kongresmeni Jim Jordan tha se Trump ishte “gati ta jepte njoftimin pas gjithë kësaj çmendurie në Afganistan”.

- Advertisement -

Po nëse Trump do të garonte në zgjedhjet e ardhshme, a do të mund të fitonte përsëri?

Këtë nuk dimë ta themi me siguri, por nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, sipas një sondazhi të fundit të Emerson, Trump do ta mundte ngushtë Biden, vlerësimet për të cilin kanë rënë kohët e fundit. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë në vitet e ardhshme.

Ajo që dimë me siguri, është se bashkëshortja e Trump nuk do të dëshironte aspak të ishte sërish Zonjë e Parë e Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit