9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Christopher Hill ia bën të qartë Vucicit: Nëse Serbia do anëtarësimin në NATO, duhet të marrë vendime të vështira

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në ditët e para të punës në Beograd ka përmendur mundësinë e anëtarësimit të këtij shteti në NATO, për çka presidenti serb e ka eliminuar si mundësi.

Hill, siç shkruhet nga mediumi serb ‘Kosovo-Online’, ka thënë se Serbia duhet të marrë vendime të vështira në rast të aspiratave për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

- Advertisement -

“Anëtarësimi në BE nënkupton opsione të vështira dhe, nëse Serbia do të donte të anëtarësohej në NATO, atëherë do të kishte edhe më shumë zgjedhje të vështira që do të duhej t’i bënte”, ka potencuar diplomati i dekoruar nga ish-presidenti amerikan George Bush si “ministër karriere”, niveli i dytë më i lartë i diplomatëve të karrierës.

“Në fund të fundit, mënyra se si Serbia i përcakton çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë është për qeverinë serbe dhe marrëdhëniet e saj me popullin”, ka thënë ndër të tjera Hill.

“Nuk i takon Shteteve të Bashkuara t’i tregojnë Serbisë apo, sinqerisht, askujt se si t’i organizojë interesat ndërkombëtare në të ardhmen”, ka shtuar më tej ai.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar muajin e ka luar se vendi i tij nuk do të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s, përcjell lajmi.net.

“Ne do t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të ardhmen, kemi mjaft ushtarë. Interesi ynë është në paqe dhe kompromise, por koha e pogromeve dhe persekutimit ka përfunduar”, tha Vuçiç në një tubim të Partisë Progresive Serbe (SNS) të tij gjatë fushatës elektorale në qytetin jugor Vranje.

- Advertisement -

Moska kundërshton veçanërisht anëtarësim në NATO për vendet me të cilat ndan lidhje historike të etnisë sllave dhe të krishterimit ortodoks, të tilla si Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit