2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Christopher Hill thotë se Serbia gabohet nëse mendon se do ndihmohet nga Rusia në dialogun me Kosovën

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nëse Serbia beson që do të ndihmohet nga Rusia për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, duhet ta rimendojë mirë këtë gjë.

Në një intervistë për “Voice of America”, ambasadori Hill ka theksuar se Serbia duhet të ketë kujdes në përdorimin e argumenteve se po përfiton ndonjë gjë nga lëvizjet e Rusisë.

- Advertisement -

“Nuk mendoj se Serbia duhet ta shikojë Rusinë në korrelacion me Kosovën, apo anasjelltas, por ta shikojë secilën situatë veç e veç. Rusia është larguar kaq shumë nga ajo që ne e quajmë dinjitet ndërkombëtar, aq larg nga vlerat perëndimore, kështu që nëse mendoni se Rusia do të ndihmojë disi me Kosovën – duhet ta rimendoni”, ka thënë Hill.

Hill beson se Rusia nuk e mbron askënd përveç presidentit Vladimir Putin.

Kur pyetet se a beson që do të vazhdojë ndonjëherë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, Hill ka thënë se janë dy vendet fqinje ato që e vendosin këtë.

- Advertisement -

Megjithatë sipas tij, Bashkimi Evropian po përpiqet të vendosë në tryezë ide të ndryshme për të ruajtur vrullin.

“Nuk është shumë argëtuese të jesh ndërmjetës, këtë e kam bërë në të kaluarën. Negociatat janë shumë të vështira dhe e di që BE-ja po bën më të mirën që mundet Këto çështje nuk janë të lehta, nëse do të kishin, do të ishin zgjidhur shumë kohë më parë. Duhet të kuptojmë vështirësitë, por jo të jemi peng i saj, por të shohim se ku do të donim të shkonim. Duam të ngecim në këtë kohë apo duam një jetë më të mirë për popullin”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Në anën tjetër, sa i përket sanksioneve të Serbisë kundër Rusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Hill ka thënë se Serbia duhet të veprojë si vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Bashkuara po i thonë Serbisë se nuk është çështja nëse do të shkoni në Lindje apo Perëndim, por ka vetëm një drejtim dhe i takon Serbisë të vendosë se sa shpejt dëshiron të arrijë atje. Më në fund, u takon atyre vendeve të vendosin dhe askush nuk po i bën presion askujt, njerëzit në Serbi duhet të vendosin se në cilin drejtim duan të shkojnë”, shtoi ai.

Ndryshe, Hill e ka quajtur hipotetike, pyetjen se a do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës nëse nuk vendosen sanksione ndaj Rusisë.

“Ajo që do të donim është thellimi i marrëdhënieve me Serbinë. E dimë se sa e rëndësishme është Serbia në rajon dhe në Evropë. Shtetet e Bashkuara tani kanë marrëdhënie më të mira me BE-në për shkak të kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë. Thelbi është se ne do të donim marrëdhënie më të mira, mundësinë për të gjetur interesa të përbashkëta”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit