18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Polici që pIagosi dy të rinj në Mramor të Prishtinës dyshohet të jetë serb

Rekomandime

Dy persona kanë mbetur të pIagosur sot si pasojë e të shtënave në Mramor të Prishtinës.

Si pasojë, të pIagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

- Advertisement -

Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.

Insajderi mëson nga banorët e fshatit Mramor se polici ka qenë i komunitetit serb ndërsa dy personat e pIagosur kanë qenë motoristë.

Në kohën kur ka ndodhur rasti, polici ka qenë pa uniformë zyrtare dhe me familje.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur shumë afër liqenit të Badovcit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se rreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një pIagosje me zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë pIagë nga ky zjarr.

Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u pIagosën dy persona. Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit