Çifti i fejuar i ardhur nga Londra që rezultuan pozitiv në testin për koronavirus janë liruar për trajtim në shtëpi.
Kështu kanë konfirmuar nga Klinika Infektive e QKUK-së.
“Qifti i ardhur nga Londra kanë shfaqur simptoma të lehta të coronavirusit, mirëpo janë liruar për vetëizolim në shtëpi, por me mbikëqyrje nga mjekët”, tha mjeku i Infektivës për RTV Dukagjini.
Ndryshe, qifti i ardhur nga Londra njëri është nga Obiliqi e tjetri nga Korisha e Prizrenit.