13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh, pa krahë, pashë gjithçka

Rekomandime

Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci këtë mëngjes dhe u rrokullis duke i lënë të vdekur 10 persona e Iënudar mbi 40 të tjerë, e përshkroi momentin tronditës para kamerës së Radio Televizionit Kroat (HRT).

- Advertisement -

Ramo Gashi tregoi se si i dukeshin momentet e para pas aksidentit të tmerrshëm.

“Për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës”, tha Gashi.

Ai përshkroi pamjen e tmerrshme që pa.

- Advertisement -

“Unë i pashë të Iënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për HTV.

Policia kroate ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

- Advertisement -

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa Iëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike, raporton Index.hr.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërgimtarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit