1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çifti kosovar që jetoi deri dje nën urën e Ibrit

Rekomandime

“Kurrë kushte më të mira nuk kemi pasur në jetë. Ishalla vdesim këtu”

Kështu tha çifti i pastrehë, që deri dje jetonte nën urën e Ibrit në Mitrovicë, e që tashmë janë strehuar përkohësisht nga pronari i një moteli në periferi të Mitrovicës.

- Advertisement -

Ata u shprehën jashtëzakonisht të lumtur dhe falënderuan pronarin për gjestin e tij, duke thënë se këtu kanë gjetur qetësinë shpirtërore si asnjëherë më parë.

Në anën tjetër, Dardan Latifi, njëri prej pronarëve të motelit, i cili mezi pranoi t’i bëhet emri publik, tha se sapo ka kuptuar për çiftin, ka shkuar tek ura dhe i ka marrë ata, për t’i vendosur në motelin e tij deri në një afat të pacaktuar kohor.

- Advertisement -

“Çiftit jemi përpjekur t’i ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme. Ata do të qëndrojnë këtu deri në një afat të pacaktuar kohor, dhe lutemi për ta që të bëjnë zgjidhje të përhershme sa më shpejtë. Këtë veprim, në marrëveshje me vëllezërit, e kemi bërë për hatër të Zotit”, ka thënë shkurt për Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit