10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çifti shqiptar seks në veturë, dy persona të armatosur i zbresin dhe i grabisin automjetin

Rekomandime

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në mbrëmje në Tiranë, pasi dy persona ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës kanë grabitur me armë një çift të dashuruarish, teksa ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Caza Italia” në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë pa dëshirën e tij dhe me dhunë, makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia.

- Advertisement -

Pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar.

Rasti në fjalë po administrohet dhe hetohet nga oficerët e komisariatit nr.3 në Tiranë, të cilët thanë për “Shqiptarja.com” se automjeti tip “Fiat” është marrë me forcë dhe kundrejt kanosjes së armës. Burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

Çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina dhe mandej kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.

- Advertisement -

Ata janë larguar në drejtim të Elbasanit, ku në këtë qytet është tentuar të ndalohet nga një postbllok policie, por dy autorët nuk janë bindur urdhrit të policisë për të qëndruar, duke u larguar me shpejtësi në mesin e errësirës.

Një patrullë policie i është vënë në ndjekje, por nuk ka mundur të lokalizojë vendodhjen e automjetit tip “Fiat”.

- Advertisement -

Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja.

Tashmë policia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit janë duke bashkëpunuar për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që arritën të grabisnin makinën, ku ishin duke kryer marrëdhënie seksuale çifti i të dashuruarve tek zona e “Caza Italia” në Tiranë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit