Mjaftoj publikimi i një fotografie, ku dëshmohej realizimi i një tatto-je të Suzana Tahirit, me imazhin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për tu kuptuar lidhja e saj me familjen presidenciale.
Tahiri që njihet si modele, është përfolur disa herë që ka qenë në lidhje me djalin e presidentit Thaçi, Endritin.
Ndryshe emri i saj u përmend si një nga modelet bukuroshe që u mbyll brenda mureve të spektaklit ‘Vip shpija’. Pas spektaklit, ajo ishte femra më e votuar e PDK-së në Vushtrri, e më pas u përmend kur edhe dha dorëheqje, me arsyen se kishte marr disa kërcënime.
Emri saj tani u përmend për rastin e hoxhës Sead Bejta. Ajo kishte qenë në një lidhje me hoxhën e përmendur, e duket se lidhja e tyre më pas kishte përfunduar keq, pasi kjo e fundit e kërcënoj atë me armë.
Ajo në faqen e saj në Facebook mban një foto bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, por që më gjasë u realizuar derisa të dy ishin bashkëpartiakë.
Kujtojmë që Suzana Tahiri kishte bërë praktik në kryeministri, në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeminister. Poashtu Suzana vazhdon të jetë aktiviste e PDK-së.