1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Cili ambasador ia bëri të qartë punën e flamurit Albin Kurtit?

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zyrën e tij vazhdon ta mbajë vetëm flamurin kombëtar. Nga aty Kurti pret e përcjell mysafirë të shumtë, takime të cilat më pas publikohen edhe faqen zyrtare të partisë në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

Por, ndryshe nga gjithë takimet tjera të Kurtit, ku mysafirët fotografoheshin në prapavijë me flamurin kuq e zi, nga takimi me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, në faqen zyrtare të VV’së njoftimi për këtë takim është shoqëruar vetëm me një fotografi të realizuar poshtë shkallëve hyrëse të selisë qendrore Vetëvendosjes. Në fotografi Kurti shihet vetëm teksa e përcjell ambasadorin gjerman, pas takimit.

Heldt duket se nuk ka preferuar të fotografohet me Kurtin pa qenë në prapavijë edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -


Megjithatë për takimet e Kurtit me ambasadorë të shteteve tjera në Kosovë janë dhënë njoftime në faqen zyrtare të partisë, me fotografinë e zakonshme që në prapavijë ka flamurin kombëtar.

Bëhet fjalë për takimin me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Aboot, atë të Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi.

Kurti në intervistat e tij të fundit, ka thënë se në rast se bëhet kryeministër i Republikës së Kosovës pas 6 tetorit nuk do të largojë nga institucionet flamurin shtetëror.

- Advertisement -

Tashmë Kurti ka filluar t’i përcjellë dhe të urojë për ndeshjet që luan ekipi kombëtar i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit