5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Cili është qëndrimi i Rusisë për Kosovën pas nisjes së luftës në Ukrainë?

Rekomandime

Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Botsan -Kharchenko ka deklaruar, të enjten, se qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës, nuk do të ndryshojë pa marrë parasysh se Moska i ka njohur Donetsk dhe Luhansk, rajone në Ukrainë të cilat pak ditë më parë i pushtoi duke përdorur forcën ushtarake.

- Advertisement -

“Sikur edhe për temat tjera, edhe për çështjen e Kosovës, qëndrimi i Rusisë është parimor, afatgjatë, nuk ndryshon varësisht nga ajo se si është situata në Ballkan apo jashtë tij. Ky qëndrim mbështetet në të drejtën ndërkombëtare. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës” ka thënë diplomati rus.

I pyetur nëse Moska do të kërkojë nga Beogradi që t’i njohë Donetsk dhe Luhansk, diplomati rus ka thënë “natyrisht se jo”.

“Ato tashmë janë shtete të pavarura. E përsëris nuk kërkojë asgjë nga Serbia” ka thënë Botsan – Kharchenko. Kharchenko, ka thënë se sipas “mendimit të tij” nuk ka rrezik real që konflikti në Ukrainë të shndërrohet në Luftë të Tretë Botërore. Kohëve të fundit, Putin në mënyrë intensive e ka përdorur rastin e Kosovës për të justifikuar atë që po bën në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit