Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka dorëzuar medaljen ‘Urdhri i Lirisë’, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump Rober O’Brien.
Pas kësaj, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. SHBA-të, ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, tha ai.
Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaçi e pati dekoruar presidentin amerikan, Donald Trump me medaljen ‘Urdhri i Lirisë.
“Deeply honored to be presented with Kosovo’s Presidential Medal of Merits by Ambassador @vloracitaku. The U.S. was proud to facilitate the historic economic normalization commitment between Serbia and Kosovo, and we will continue to build on this momentum.”–NSA Robert C. O’Brien pic.twitter.com/TCzUxJyaeZ
— NSC (@WHNSC) October 4, 2020