8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çitaku i kërkon Lajcakut ta kryej punën e tij: Ia kujton kohën kur votonte kundër Kosovës në UNESCO

Rekomandime

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku i është drejtuar me një mesazh të fuqishëm emisarit të Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Çitaku i ka kërkuar Lajçakut që ta çojë deri në fund misionin e tij, duke iu drejtuar me shprehjen “walk the walk”.

Ajo tutje ia ka kujtuar Lajçakut kohën kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votonte kundër Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeni punën tuaj(ecni ecjen). Më kujtohet kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votuat kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO…etj. Ne ju kemi dhënë përfitimet e dyshimeve, por siç thotë fjala e urtë: është lirë të flasësh”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -

Kjo e fundit, këto komente i ka bërë duke iu referuar një deklarate të Lajçakut që thotë se në dialog prioritet do të jetë integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i saj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit