7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çitaku i reagon Shefqet Krasniqit: Kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin

Rekomandime

Hoxha Shefqet Krasniqi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se gratë janë për kuzhinë, ndërsa oda është për burra.

- Advertisement -

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta, e në mesin e tyre ishte edhe reagimi i ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Citaku shkruan se është mirë dikush t’i tregojë për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.

Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.

- Advertisement -

Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit