1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çitaku reagon për raportin e “FH”: Thaçi në paraburgim në Hagë, si mund të emërojë njerëz në Kosovë

Rekomandime

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj raportit të fundit të Freedom House për vitin 2021, në të cilin përmendet ish-presidenti Hashim Thaçi si figurë të lidhur me KRlMlN e organizuar dhe korrupsionin.

Çitaku thotë se një raport i tillë është i pasaktë, meqë Thaçi ka dy vjet që po mbahet në paraburgim në Hagë.

- Advertisement -

“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.

Çitaku thotë se do të dëshironte të dinte se cfarë metode ka përdorur Hashim Thaçi për të emëruar njerëz në Kosovë, kur çdo vizitë dhe çdo telefonatë e tij monitorohet.

Ajo tutje thotë se raporte të tilla janë të dëmshme dhe thekson se të tillat Haga mezi pret t’i keqpërdor për t’ua vazhduar krerëve të UÇK-së paraburgimin.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Citakut:

Raporti i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendren e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri.

Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar.

Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake.

Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqperdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.

E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare.

Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfardo lloj ndikimi politik.

Thaçi e Haradinaj në Raportin e Freedom House 2022: Figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit