23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Çitaku: T’i kërkojmë Izraelit ndihmë për vaksina, në vend se të debatojmë për Ambasadën

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas debateve të fundit në vend, rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se Kosova duhet të mobilizohet dhe të kërkojë ndihmën e Izraelit për vaksina, e jo të diskutojë për lokacionin e ambasadës.

“Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion. Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Izrael, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Izraelit për vaksina”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

E pabesueshme!

Pa asnjë arsye vazhdojmë ta mbajmë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pjesë të debatit politik.

- Advertisement -

Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.

Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Israel, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Israelit për vakcina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit