3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çka biseduan kryeministri Bennet dhe presidenti Putin në takimin për Ukrainën

Rekomandime

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett u takua me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin më herët sot për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe më vonë foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha zëdhënësi i Bennettit.

Ky i fundit po koordinon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë për të zgjidhur krizën në Ukrainë, tha një zyrtar izraelit, i cili dha edhe disa detaje rreth takimit mes Bennettit dhe Putinit.

- Advertisement -

“Pas takimit me Putinin, Bennett u nis për në Berlin për bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz”, tha zëdhënësi i izraelitit.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte folur me Bennett përpara se të fluturonte për në Moskë duke e njoftuar rreth bisedave me Putinin”, njoftoi Pallati Elysee.

Izraeli pasi mori mbështetjen e Zelenskyt është “ofruar si vend ndërmjetës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës”, megjithëse zyrtarët më parë kanë minimizuar pritshmëritë për ndonjë përparim”, raporton The Guardian.

- Advertisement -

Në takimin e tyre tre-orësh në Kremlin, tha zyrtari izraelit, “Bennett ngriti gjithashtu çështjen e komunitetit të madh hebre që janë në Ukrainë”.

“Izraeli do të dërgojë ekipe mjekësore në Ukrainë javën e ardhshme për të ngritur një spital në terren që do të ofrojë trajtim për refugjatët”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

Ndërsa Izraeli, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ka dënuar pushtimin rus, ka shprehur solidaritetin me Kievin dhe ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë, zëdhënësi ka thënë se “do të mbajë kontakte me Moskën me shpresën për të ndihmuar në lehtësimin e krizës”.

Izraeli, shtëpia e një popullsie të konsiderueshme emigrantësh nga ish-Bashkimi Sovjetik, është gjithashtu i ndërgjegjshëm për mbështetjen ushtarake të Moskës për presidentin Bashar al-Assad në Sirinë fqinje, ku Izraeli sulmon rregullisht objektivat ushtarake iraniane dhe të Hezbollahut.

Bennett dhe Putin diskutuan gjithashtu rreth bisedimeve midis fuqive botërore, duke përfshirë Rusinë dhe Iranin për ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015.

Rusia tha të shtunën se sanksionet perëndimore të vendosura ndaj saj për pushtimin në Ukrainë ishin bërë një pengesë për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli kundërshton çdo ringjallje të marrëveshjes.

Ai shoqërohej nga ministri i strehimit me origjinë ukrainase, Zeev Elkin. Elkin kishte shoqëruar në të kaluarën ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu si përkthyes në bisedimet me Putinin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit