19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Gruaja e Ilir Metës i reagon gazetës austriake: Më akuzuan për bukurinë që më ka falur nëna ime

Rekomandime

Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit në një media austriake ku ajo akuzohej për operacione plastike.

E ftuar në Syritv, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja estetike për të përmirësuar pamjen e saj.

- Advertisement -

“Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me dr0ogëra as me alk00I. Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tërheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë. Prandaj ata që kanë shkruar artikullin të rrinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në gjenetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot”, u shpreh Kryemadhi në këtë intervistë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit