Fast Kosova arreston disa persona në kërkim ndërkombëtarë, çfarë është kjo njësi policore.
Një javë më parë një aksion policor u zhvillua në Prizren.
Atje, një njësi e specializuar e Policisë së Kosovës, arrit që të arrestoj tre persona.
Ata dyshohet të jenë pjesë e një bande mizore në Shqipëri, që ndër vite kanë kryer atentate të ndryshme duke lënë të eliminuar disa persona.
Bëhet fjalë për Indrit Taullain, një person me precedent penal në Shqipëri, i njohur si pjesëtar i Bandës së Durrësit.
Gjithë këtë operacion me kërkesë të autoriteteve shqiptare e realizoj njësia policore e quajtur “Fast Kosova”.
Të njëjti një operacion të ngjashëm e realizuan edhe para disa ditësh në Prishtinë.
Këtu u arrestuan një grup prej tre marokenësh, të cilët dyshoheshin që ia prenë kokën një personi në Bosnje dhe Hercegovina.
Kjo njësi e policisë ishte efektiv edhe në vitin që lamë pas, duke kryer një sërë operacionesh, e duke arritur që të arrestoj disa persona të kërkuar nga shtetet të ndryshme.
Por, çka saktësisht është kjo njësi?
T7 ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës në lidhej me punën që bënë kjo njësi e policisë.
Porse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Të dhëna për këtë njësi nuk ka as në faqen e Policisë së Kosovës, aty ku përshkruhet roli i pothuajse secilit departament të policisë.
Por, njohës të sistemit të sigurisë vlerësojnë se kjo njësi policore është goxha e përgatitur.
Ky njësit përbehet nga një numër i të rinjve të cilët sipas njohësve janë trajnuar edhe jashtë vendit.
Kjo njësi e ka bazën në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Ndërsa emri zyrtarë i saj është “Ekipi për kërkimin aktiv të të Arratisurve”.