0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çka iu kërkoi Amerika të ftuarve në Samitin ku nuk u ftua Kosova?

Rekomandime

Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht presidenti Joe Biden. Çka do t’ju kërkojë Amerika shteteve që i ka ftuar?

100 shtete janë ftuar në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Demokraci.

- Advertisement -

Ky samit mbahet nga data 9 deri më 10 dhjetor të këtij viti, shkruan Departamenti amerikan i Shtetit, përcjell Periskopi.

ShBA do t’ju kërkojë shteteve të ftuarve dhe pjesëmarrësve që t’i bëjnë demokracitë e tyre më të përgjegjshme dhe të forta, “për të ndërtuar një komunitet më të gjerë partnerësh të angazhuar për një përtëritje globale demokratike”.

Çështjet që do të shtyhen përpara janë: “përforcimi i qeverive llogaridhënëse, zgjerimi i mundësive ekonomike, mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe lirive fondamentale, dhe mundësimi i jetëve me dinjitet”.

- Advertisement -

Një vit pas këtij samiti, presidenti Biden do të mbajë një samit të dytë për të përcjellë progresin e bërë.

Samiti i dytë do të mbahet në person, për dallim nga ky samit që mbahet virtualisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit