22.2 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Çka ndodh nëse partitë nuk i heqin kandidatët e dënuar nga lista?

Rekomandime

Vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme ka lënë përfundimisht jashtë garës liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe disa kandidatë të tjerë për deputet.

- Advertisement -

Meqë partitë nuk kanë shfrytëzuar afatin për zëvendësimin e kandidatëve që patën probleme me ligjin, listat e tyre do të jenë minus këta kandidatë.

Kështu ka thënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili sqaroi se partitë edhe nëse nuk i heqin nga lista emrat e këtyre kandidatëve, ata do të jenë të pacertifikuar.

“Nuk certifikohen ata kandidatë që nënkupton se listat e atyre partive janë minus ata kandidatë. Për shembull lista certifikohet, por partia ka të drejtë të dërgojë sa të do kandidatë për deputet, por konsiderohet se i ke në garë ata kandidatë që s’kanë probleme me ligjin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë dhe ai duhet të respektohet”.

- Advertisement -

Hasani ka thënë se nuk ka sanksion penal nëse nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Supremja kishte pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore.

- Advertisement -

Supremja ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatëve Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt t’i përfshihen në listën e kandidatëve për deputet, kurse jashtë mbetet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit