5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka ndodhi me Xhavit Ukajn e LDK-së në Kuvend? Kamishi jep versionin e tij

Rekomandime

Ndonëse u raportua se pati një përplasje me deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, jep një version tjetër të asaj që ndodhi në seancën e sotme.

Haxhiu thotë se nuk ka pasur përplasje sot në Kuvend mes tij dhe kolegut nga LDK-ja, por vetëm ka dashur t’ia japë ta nënshkruajë kërkesën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.

- Advertisement -

Sipas deputetit të PDK-së, i njohur si Kamishi, Ukaj i LDK-së u vetofrua ta nënshkruajë mocionin ndaj kryeministrit nga partia e tij, por deputeti i Vetëvendosjes nuk ia dha.

“Nuk ka pasë asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z. Xhavit Uka po e kërkonte listën për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Për befasi LVV edhe pse e ka iniciuar mocionin për rrëzim të Qeverisë Hoti, nuk ia ofroi deputeti z. Xhavit Ukaj mundësinë që ta nënshkruajë atë”, ka shkruar Kamishi.

- Advertisement -

Një përplasje mes deputetëve Ukaj dhe Haxhiu u raportua se ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit.

Gjithçka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjellë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

- Advertisement -

“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj Haxhiut, raporton Front Online.

Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet. “Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi Ukajt.

As Haxhiu dhe as Ukaj nuk e morën fjalën në Kuvend dhe përplasja duket se ka ndodhur pa mikrofonë, derisa deputetët e tjerë flisnin.

Ndryshe, deputeti Ukaj, muaj më parë, është komentuar pasi ai i shkoi te vendi kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe iu vërsul për ta sulmuar fizikisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit