2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çka pas 6 tetorit? Ja skenarët për formimin e qeverisë, kështu pritet të jetë koalicioni i ri

Rekomandime

“Koalicioni më i mundshëm, nëse do të fiton VV-ja, të del subjekti i parë politik, do të jetë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, por nëse del LDK-ja e para, koalicioni do të jetë LDK-PDK ose varianti tjetër LDK-AAK, PSD, NISMA dhe AKR për t’i lënë në opozitë Vetëvendosjen dhe PDK-në”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët kanë përcjellë gjithë fushatën zgjedhore të partive politike, dhe zotimet e tyre për vija të kuqe kundër atij, apo këtij subjekti politik, edhe pas 6 tetorit konsiderojnë se me mbylljen e kutive të votimit, dhe pritjes për shpalljen e rezultatit final të zgjedhjeve, ngadalë do t’i harrojnë edhe vijat e kuqe për të kërkuar mundësinë më të mirë që të kapen në pushtet, pasi ky ka qenë qëllimi i tyre në kërkesën për zgjedhje të reja, dhe ky është qëllimi i tyre edhe tani.

- Advertisement -

Madje përveç harresës së vijave të kuqe, do të harrohet edhe premtimi për ta zhveshur Hashim Thaçin nga kompetencat e uzurpuara për përfaqësim të Kosovës në bisedimet me Serbinë, dhe për t’i marr mbi vete ato kompetenca kryeministri dhe qeveria, ashtu sikur u zotuan gjatë fushatës.

Kështu së paku mendon profesori universitar dhe analisti politik, Jeton Kelmendi, sipas të cilit, vijat e kuqe si premtim do të mbahen vetëm nga VV-ja, por jo edhe nga subjektet tjera politike.

- Advertisement -

”Unë mendoj se partitë politike nuk do ta mbajnë fjalën e dhënë për vijat e kuqe ndaj njëri tjetrit, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Të gjitha partitë tjera politike, ato deklarata që i kanë dhënë gjatë fushatës, do ti harrojnë sepse kanë qenë vetëm mashtrime. Tani pas përfundimit të zgjedhjeve të gjitha partitë, përveç Vetëvendosjes, do të veprojnë sipas interesit të tyre dhe jo sipas zotimeve në fushatë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online“.

Sa i takon koalicionit pas zgjedhor, Kelmendi atë e sheh në dy tre variante të mundshme, por gjasat sipas tij janë tek koalicioni LDK-Vetëvendosje, vetëm nëse Vetëvendosje del subjekt politik fitues i zgjedhjeve.

- Advertisement -

Në variantet tjera, koalicioni pas zgjedhor mundë të jetë në kombinimin LDK- PDK, ose LDK-AAK me koalicionin NISMA dhe AKR.

“Koalicioni më i mundshëm, nëse do të fiton VV-ja, të del subjekti i parë politik, do të jetë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, por nëse del LDK-ja e para, koalicioni do të jetë LDK-PDK ose varianti tjetër LDK-AAK, PSD, NISMA dhe AKR për ti lënë në opozitë Vetëvendosjen dhe PDK-në”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Jeton Kelmendi mendon se edhe në rastin tjetër, nëse PDK del parti fituese dhe merr mandatin për ta formuar qeverinë, atëherë për partner kryesor do të zgjedh LDK-në, sepse kanë traditë të bashkëqeverisjes.

“Varianti tjetër i tretë, më pak i mundshëm është që nëse zgjedhjet i fiton PDK-ja sërish koalicioni do të ndërtohet mes PDK-së dhe LDK-së, kurse një koalicion AAKPSD dhe NISMA nuk do të vjen në shprehje sepse nuk ka as gjasa teorike që të ndodhi kjo”, tha analisti jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas Kelmendit, AAK-ja me PSD-në, mundë të bëhen pjesë e qeverisë vetëm nëse fiton LDK si subjekt i parë politik.

“Nëse do t’i mjaftonin votat e koalicionit AAKPSD dhe të koalicionit NISMA dhe AKR për ta krijuar shumicën e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. Pra kombinimi i mundshëm mundë të jetë edhe koalicioni LDK- NISMAAKR me AAKPSD, për ti lënë në opozitë PDK-në me VETËVENDOSJEN por gjasat janë shumë reale që fitorja si parti e parë politike e LDK-së, ta merr për partner në qeverisje PDK-në. Sa ju takon zotimeve për ta zhveshur presidentin Thaçi nga kompetencat për përfaqësim të vendit në bisedimet me Serbinë, kjo do të varet po ashtu nga natyra e koalicionit, dhe kjo mundë të ndodhë vetëm nëse VV merr mandatin që të jetë parti e parë për formimin e qeverisë së re të Kosovës, derisa në variantet tjera kjo nuk do të ndodhë fare”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit