6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Gruaja nga Fushë-Kosova e gjen babanë e vdekur në listë të votimit

Rekomandime

Një qytetare nga Fushë-Kosova i ka thënë ekipit të Televizionit 7 se derisa ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, e ka parë në listë emrin e babait të saj që ka vdekur në vitin 2012.

- Advertisement -

Ajo në një prononcim për Televizionin 7 thotë se familja e saj ndihen të ofenduar pasi edhe më tutje KQZ-ja nuk e largon emrin e personit të vdekur gati 8 vjet më parë.

“Babai im ka vdekur që 7 vjet dhe e pati emrin në listë. Kjo është ofendim për neve. Ai ka vdekur në spital është në librin e regjistrit të vdekjeve. Kjo na shkakton dhimbje dhe ofendim”, ka thënë Flora Raka nga Fushë-Kosovë.

Tutje ajo tregon se janë ankuar dy herë në zgjedhjet e kaluara se emri i tij figuron në listë, dhe edhe përkundër kësaj ai nuk është hequr.

- Advertisement -

“Jam ankuar dy herë më parë dhe emri i tij akoma është në listën e votimit”, ka thënë ajo

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit