8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Çka po don”, “Pse po bërtet” – përplasje të forta në KQZ mes Dakës dhe përfaqësuesve të VV-së

Rekomandime

Komisioni Qendror Zgjedhor gjatë ditës së sotme është duke mbajtur mbledhje, e cila është shoqëruar me përplasje të forta mes anëtarëve të KQZ-së.

- Advertisement -

Derisa kjo mbledhje është duke vazhduar anëtarët e VV-së në KQZ, Alim Rama dhe Sami Kurteshi janë përplasur me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Përfaqësuesi i VV-së, Alim Rama i ka thënë Dakës se e ka humbur kredibilitetin për të qenë kryesuese.

“Ti e ke humb kredibilitetin me qenë anëtare e KQZ-së e lëre më kryesuese”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Kundërpërgjigja e saj ka qenë se kjo nuk është punë me të cilën Rama duhet të merret.

“A e kam humb unë kredibilitetin a jo nuk është çështje e jotja”, i ka thënë Daka.

- Advertisement -

“Pse po bërtet Alim”, ka vazhduar ajo.

Pas këtij diskutimi ka ndërhyrë anëtari tjetër nga VV-ja, Sami Kurteshi e cila ka vazhduar përplasjen me Dakën duke i thënë se ka nënshkruar letra që s’i ka miratuar KQZ-ja.

“Zonja kryesuese, ju po ndërhyni, ju nuk keni të drejt të komentoni diskutimet e anëtarëve të KQZ-së, keni të drejt me kërku, a e ndëgjuat, vota për kundër dhe kaq. Arsyetime të tilla të kundërligjshme keni bërë vazhdimisht, keni nënshkruar letra që nuk i ka miratuar KQZ-ja, pikërisht duke e keqpërdorur pozitën e monopolit njëfar mënyre të kryesueses. Akuza irituese është mos bërtit, po ju nuk po e lëni me fol”, ka thënë Kurteshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit