1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çka po ndodh me koalicionin, LDK-së i dalin probleme edhe me Nismën

Rekomandime

Përveç me AAK-në e Ramush Haradinajt, ekzekutivi i udhëhequr nga LDK-ja, është duke pasur probleme edhe me Nismën Socialdemokrate. Ministri i këtij subjekti, Skender Reçica, ka treguar se ku nisën pakënaqësitë në mes të partnerëve.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka një kohë që është duke pasur probleme me AAK-në, të cilat kishin nisur qysh prej herës së parë kur Kosova u rikthye në dialogun e Brukselit.

- Advertisement -

Përplasja që vazhdoi pastaj edhe me propozimin e Ramush Haradinajt për president, si dhe me vizitën në Uashington, me ç’rast edhe u nënshkrua marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, vetëm se i ka acaruar marrëdhëniet sidomos pas përfshirjes së pikës për liqenin e Ujmanit.

Derisa ky ekzekutiv, pas arrestimit të deputetit Etem Arifi, ka mbetur në Kuvend pa 61 vota, të cilat i duhen për të kaluar ligje, në media është raportuar për takime LDK-PDK që mund të çonin në një bashkim të partisë së Kadri Veselit në koalicion. Të paktën zyrtarisht, të dy subjektet e kanë mohuar çdo formë bashkëpunimi e takimi.

Përfshirja e PDK-së në Qeveri ani se mund t’ia sigurojë votat që i duhen për të pasur shumicën e koalicionit, nuk dihet se si do të pritet nga AAK-ja e Nisma.

- Advertisement -

Këta të fundit kanë treguar për pakënaqësitë që kanë pasur me Qeverinë, duke thënë se ajo i ka injoruar kërkesat e tyre.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se ekzekutivi nuk i ka përfshirë Nismat Ligjore të MPMP-së në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara për vitin 2021-2023. Për këtë arsye, ky subjekt nuk e ka votuar këtë kornizë.

- Advertisement -

Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

Reçica thotë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa u përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

Bëhet fjalë për reformën pensionale, Ligjin për Pushimin e Lehonisë, Ligjin e Punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar.

Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, thotë ai.

Nuk është hera e parë që anëtarët e Qeverisë nuk kanë qenë unik në votime.

Ministrat e AAK-së nuk e kanë votuar javë më parë propozimin që koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, të paguhet sa një zëvendësministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit