7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka një “selam” për ministrin serb Aleksandër Vulin: E keni pasur çmimin 5 milionë dollarë

Rekomandime

Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, ka reaguar ndaj fyerjeve të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin, duke e shpërndarë dhe rikujtuar një fotografi të kriminelëve serb të luftës që kërkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare për 5 milionë dollarë.

Majko i ka reaguar Vulin, duke ia rikujtuar ministrit serb, kur ku kriminelet e luftës, Slobodan Miloshevic, Rodovan Karazic dhe Ratko Mladic kërkoheshin nga Tribunali Ndërkombëtar për krimet në Jugosllavi, dhe shpërblimi ishte 5 milionë dollarë, kush tregon se ku gjindeshin.

- Advertisement -

Majko ka thënë çmimi në kohë të vështira është ai më realisti.

Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë. Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë”, ka shkruar Majko në Facebook.

Ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se me vënien në funksionim të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

- Advertisement -

Vulin duke kritikuar BE po heshtin derisa “Shqipëria e Madhe”, po formohet, ka fyer edhe shqiptarët.

“Ajo që u jepni ’shqiptarimave’ nuk mund t’i ndalojë serbët”

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.

Duhet ti kujtohet, besoj, se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!

Sot!… Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit