20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çka po ndodh, shumë maqedonas po “deklarohen” shqiptarë

Rekomandime

Maqedonia gjatë historisë si shtet i pavarur dhe sovran është përballur me tensione të shumta ndëretnike, shkruan agjencia e lajmeve INA.

- Advertisement -

Dy entitetet më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit nuk janë shquar për raporte të mira, madje shumë politikanë maqedonas kanë udhëhequr politika etnocentrike, duke mohuar dhe shkelur në mënyrë drastike të drejtat e shqiptarëve.

Kjo situatë ka ndikuar në fillimin e konfliktit të 2001, i cili përfundoi me një marrëveshje paqësore, e cila parashihte përfshirjen e shqiptarëve në vendimmarrje dhe në institucionet e shtetit.

Sot, dy dekada më vonë shqiptarët akoma nuk janë përfaqësuar drejtë në administratën e shtetit. Raportet mes dy komuniteteve nuk janë relaksuar sa duhet, por një numër i madh i maqedonasve për ti zënë vendet e shqiptarëve dhe për ta plotësuar kuotën e punësimit po deklarohen shqiptarë. Kohëve të fundit shihen shumë punësime ku maqedonasit me emra sllav, deklarohen shqiptarë.

- Advertisement -

Ka prej që janë deklaruar se ashtu ndihen. Kjo prej hallit për të gjetur një vend pune, e në të gjithë e dinë mendimin e tyre për Shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit