7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çka shkroi Pacolli për Qeverinë Kurti që u bë pishman dhe e fshiu?

Rekomandime

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përshëndetur vendimet e Qeverisë Kurti. Ai thotë se ato janë të nevojshme për të ecur përpara.

Tutje Pacolli thotë se kjo qeveri duhet të fillojë të mendojë se është edhe qeveria e atyre që nuk e kanë votuar.

- Advertisement -

Por si duket për këtë shkrim ai u bë pishman dhe e fshiu nga llogaria e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

“Fituesi drejton lojën”, thotë një thënie popullore, por loja ka rregullat e saj. Presidenti amerikan është edhe president i asaj pjese të popullsisë që nuk e ka votuar.

- Advertisement -

Vendimet e qeverisë Kurti janë për t’u përshëndetur dhe sigurisht të nevojshme për të ecur përpara me forcimin e shtetësisë sonë. Nuk besoj se vendimet e mira nuk mbështeten edhe nga pjesa që nuk e ka votuar z. Kurti.

Kjo është edhe një arsye tjeter që kjo qeveri të fillojë të mendojë se është edhe qeveria e atyre nga te cilet nuk u votuar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit