-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Clark mund të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes të Qeverisë Kurti

Rekomandime

Sigurinë e Kosovës dhe të popullit të saj dëshiron ta ketë sërish shqetësim të tij ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark.

- Advertisement -

Ai i është ofruar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si këshilltar për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Këtë ofertë të Clark e konsideroi nder të veçantë ministri Mehaj, i cili i bëri ftesë për vizitë në Kosovë dhe që kërkesa e tij u pranua me kënaqësi.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj, raporton KK.

- Advertisement -

Mehaj në bisedën që pati me të i tha se ai për Kosovën është një hero kombi.

Clark komandoi operacionin e forcave aleate në luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si komandant suprem i NATO-s për Europë nga viti 1997 deri në vitin 2000.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit