12.3 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

“Ne jemi të gjithë njerëz”: Një shqiptar i Kosovës ndihmon një të moshuare serbe

Rekomandime

Një pasdite në fund të dhjetorit Vlladica Diçiç 93 u bë banorja e fundit që la shtëpinë e vjetër në Vaganesh, komunën veriperëndimore të Kosovës, Kamenicë duke e kthyer në fantazmë edhe një fshat që dikur ishte i banuar me popullatë të përzier serbe e shqiptare, si shumë të tjerë në vend.

- Advertisement -

Diçiç, një serbe e Kosovës, është nënë e pesë fëmijëve, katër prej të cilëve në vitet e hershme ishin larguar për në Serbi, në kërkim të një jete më të mirë. Ajo mbeti vetëm kur djali i saj i vogël u zhvendos nga fshati për të jetuar në qytetin e Kamenicës.

Kur katër fqinjët e saj të fundit ishin larguar gati pesë vite më parë nga fshati ajo kishte refuzuar të linte jetën e saj pastorale.

“Djali i saj i vogël nuk mund të shkonte sepse nuk kishte kushte dhe gruan e kishte të paralizuar dhe ai mu lut të kujdesesha për të. Unë ia dhashë fjalën”, tregon Rama për BIRN në shtëpinë në Kamenicë ku tani Vlladica jeton me të birin e saj.

- Advertisement -

Tani Diçiç pothuajse nuk lëviz më përtej shtratit të saj, por vizitat e Ramës që vazhdon të ndihmojë këtë familje sjellin buzëqeshje në fytyrën e saj. “ Ky është djali im i tretë,” thotë ajo.

Derisa ngrihet me vështirësi nga shtrati me trupin e imët që i dridhet ajo puth dorën e Ramës dhe bekon atë.

- Advertisement -

Vizitat e Ramës dhe ndihma që ai vazhdon t’i ofrojë familjes Diçiç janë një urë ende e rrallë mes banorëve serbë e shqiptarë në Kosovë, raportet e të cilëve u përkeqësuan para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe armiqësitë u bënë pothuajse të pariparueshme gjatë luftës së viteve 1998-1999 Kosovë.

I biri i saj Sllobodan Diçiç 60 thotë se derisa kanë jetuar në një vend pothuajse të izoluar në raportet me fqinjët rrallë e kanë ndjerë përkatësinë etnike.

“Lufta nuk na armiqësoi, por na ndau dhe na bëri më të vetmuar sepse njerëzit ikën duke kërkuar kushte më të mira, sepse nuk donin të merreshin më me bagëti e kullosa”, thotë ai.

Kur mbaroi lufta, shumica e familjeve serbe e shqiptare në këtë brez kufitar me Serbinë që deri atëherë kishin jetuar në fqinjësi të mirë lanë fshatin. Disa nga ata zbritën poshtë në qytet ndërsa të tjerët jashtë Kosovës.

“Ai vazhdoi të vinte këtu nëpër dëborë”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit