12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

A krijojnë pacientët imunitet ndaj koronavirusit për 17 vjet? Ja zbulimi i ri i shkencëtarëve

Rekomandime

Disa shkencëtarë kanë zbuluar se pacientët me SARS kanë ende në trup qeliza imune që luftojnë sëmundjen.

- Advertisement -

SARS është një lloj koronavirusi i ngjashëm me Covid-19 dhe kjo pandemi ka goditur kryesisht Azinë në vitin 2003. Për 17 vite nuk është identifikuar asnjë rast i shkaktuar nga ky koronavirus.

Lexo Edhe:Samiti i BE’së, Merkel nuk është optimiste për marrëveshjen

Disa persona të infektuar me SARS gjatë shpërthimit, kanë ende qeliza T të bardha, ku mendohet se ato i mbrojnë njerëzit të mos infektohen sërish.

- Advertisement -

Hulumtimi, nga shkencëtarët në Singapor, shpreson se e njëjta gjë mund të jetë edhe për SARS-CoV-2.

Studimi i udhëhequr nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS, në Singapor, botuar në revistën shkencore Nature, përfshiu 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me SARS.

- Advertisement -

Aty iu mblodhën mostra gjaku dhe u testuan nëse ende kishin ndonjë qelizë imune kundër SARS.

Të gjithë pacientët kishin qeliza T, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e luftimit të këtij infeksioni.

Qelizat T janë një lloj qelizë e bardhë e gjakut që janë një përbërës kryesor i sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.

‘Qelizat T Killer’ luftojnë një patogjen, ndërsa ‘qelizat ndihmëse T’ sinjalizojnë kur shohin që një qelizë është pushtuar nga një virus.

Studimi tregoi se të gjithë pacientët kanë ende qelizën T e cila është reaguese ndaj virusit nëse shfaqet sërish.

Këto gjetje përforcojnë mendimin se edhe pacientët me Covid-19 do të kenë qelizën T për një periudhë afatgjate

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit