7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Clinton me fjalim në varrimin e Albright: Kujton vizitën që kishte me të në Prishtinë

Rekomandime

Sot në prezencën e liderëve botërorë pritet të mbahet ceremonia e varrimit të ish sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq pas një sëmundje me 23 mars.

Ish presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalimin e tij ka kujtuar Albright dhe vizitën që kishte në Kosovë bashkë me të, derisa tregoi edhe lidhjen e veçantë që ajo kishte me shtetin tonë.

- Advertisement -

.“Ajo ishte e mrekullueshme. Unë po mendoja këtë gjë edhe në udhëtimin tonë të fundit në Kosovë kur ata po festonin 20 vjetorin e çlirimit dhe fitores sonë këtu dhe ndaljen e një spastrimi etnik në këtë vend. Dhe ne po ecnim në një ditë të nxehtë në një paradë me gjithë zyrtarët e Kosovës. Më pas ndaluam kur pamë një bust të bukur të bërë për nder të Madeleine, duke e falënderuar për punën që ka bërë. E kam njohur në vitin 1988, kur u bëmë miq të mirë”, tha Clinton mes tjerash.

Ai shtoi se krenohet me punën që ajo ka bërë në Kosovë, por edhe në Bosnje.

“Ajo bëri punë të shkëlqyeshme gjatë karrierës së saj, duhet përmendur punën e saj në shtetin e Bosnjës dhe më pas edhe si sekretare në Kosovë. Jam shumë krenar me punën që ajo e ka bërë”.

- Advertisement -

Në varrimin e Albright pritet të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomati më i lartë i vendit në mandatin e tij të dytë.

- Advertisement -

Nuk do të harrohet as kontributi i saj i madh në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999 dhe angazhimi në Konferencën e Rambujesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit