1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çmendet eurodeputetja greke, i kërkon llogari Tiranës për afganët

Rekomandime

Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Ana Mishel Asimakopulu,e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv-kryrtares së komisionit të tregtisë ndërkombëtare të BE, ka kërkuar informacion urgjent prej Tiranës zyrtare, Këshillit të Europës dhe parlamentit europian, sesa do të jetë numri final i afganasve që do të strehohen në Shqipëri, ku do të strehohen, sa kohë do të qëndrojnë në territorin e vendit, dhe nëse prania e tyre pritet të përkeqësojë të drejtat e minoritetit etnik grek që sipas saj jeton prej vitesh nën “presionin” e autoriteteve shqiptare.

- Advertisement -

Shqetësim mbetet thotë ajo, nëse prania e tyre në Shqipëri, do të shtojë fluksin e emigrantëve që do të tentojnë të hyjnë në Greqi nëpërmjet kufirit dypalësh.

Interesimi i eurodeputetes greke ka sjellë jo pak habi në qarqet e parlamentit europian, të cilët thonë se vendimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për strehimin e rreth 4000 refugjatëve politikë të ndjekur prej talebanëve është një akt human dhe solidariteti për t’u admiruar, dhe në këtë vendim nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, sepse vendi ka firmosur të gjitha kartat në mbrojtje të minoriteteve, ndërsa nuk ka asnjë referencë për presion ose shkelje të të drejtave të minoriteteve në vendin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit