1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çmimet e derivateve në Kosovë- Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve jep Iajmin e shumëpritur për qytetarët

Rekomandime

Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32 cent për benzin.

- Advertisement -

Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për Insajderin se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.

“Çmimet sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizelli 1.35 cent Benzina 1.32 cent. Në regjion: Shqipëri Dizelli 1.76 cent, Benzina 1.75 cent Serbi Dizelli 1.66 cent Benzina 1.67 cent. Çmimet kanë ra dhe janë në ramje, dihet se për dy muaj kemi ramje të derivateve 60 cent për litër“, tha ai.

Tutje, Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve në vendin tonë.

- Advertisement -

“Derivatet akoma janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEK. Ka ramje në tregjet ndërkombëtare dhe te ne po reflektojnë ramja e derivateve. Dihet se në rritjen e shportës se qytetarit shumë markete dhe biznese të ndryshme i kanë rritë çmimet tash kemi ramje te derivateve duhet edhe shporta e qytetarit te lirohet. Në ditët në vijim pritet të ketë ramje të derivateve“, ka thënë Berjani për Insajderin.

Insajderi ka kontaktuar edhe Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë për ta pyetur se a pritet të ketë ulje në çmimet e derivateve në vend, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të gazetës. /Gazeta Insajderi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit