17.2 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Televizioni zviceran e quan UÇK-në terroriste, pastaj fshin edhe videon e Xherdan Shaqirit

Rekomandime

Mbrëmë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Irlandës Veriore, një tifoz ia dhuroi një xhaketë Xherdan Shaqirit, në të cilin ishte e vendosur stema e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës).

- Advertisement -

Televizioni zviceran “RSI Sport” postoi videon dhe e cilësoi si skandal atë që ndodhi.

Por, skandaloz ishte vetë “RSI Sport” me përshkrimin e videos, duke e quajtur organizatë terroriste UÇK-në.

“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: Tifozi hyn në fushatë gjatë intervistave dhe ia vendos Xherdan Shaqirit një xhaketë. Simboli në xhaketë ishte i UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e listuar nga OKB si organizatë terroriste”, ky ishte përshkrimi i “RSI Sport”.

- Advertisement -

Por, duket se “RSI Sport” u pendua, pasi kjo video më nuk është në llogarinë zyrtare të tyre në Facebook.

Videoja është fshirë pasi përshkrimi ishte skandaloz

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit