1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cmimi i naftës në botë bie, në Kosovë rritet frikshëm

Rekomandime

Gjatë kësaj jave, cmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë me mbi 5 për qind. Aktualisht një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 106 dollarë një rënie prej 6 dollarësh vetëm brenda një dite.

- Advertisement -

Por, në Kosovë po ndodhë e kundërta.

Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.

Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 cent për litër. Naftëtarët po donë të fitojnë sa më shumë, përkundër faktit që qeveria ua ka kufizuar fitimet. Ata spo pyesin më.

- Advertisement -

Raundi i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, që ka nisur në Stamboll ka bërë që stabilizohen tregjet botërore.

Ndryshe, agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka hasur në zemërim ndërkombëtar, me BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit