14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Ç’mu paska thye krahu”, si reagoi Rugova për lajmin e vrasjes se Aganit

Rekomandime

Të mërkuren u bënë 21 vite nga vrasja e profesorit dhe veprimtarit Fehmi Agani,i cili ishte ndër themeluesit e LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Adnan Merovci që ka qëndruar krah presidentit të parë të Kosovës në momente të vështira, tregon për këtë moment, të cilin e cilësoi si më të vështrin.

Sipas tij, data 6 maj e vitit 1999 kur ishte ekzekutuar nga forcat serbe profesori Fehmi Agani ishte momenti më i vështirë, sidomos pasi ai ishte ngarkuar që t’ia kumtonte lajmin Rugovës.

Duke kujtuar atë moment, Merovci thotë se reagimi i parë i ish-presidentit ka qenë “ç’mu paska thye krahu” për të treguar rëndësinë që Agani kishte në jetën e Rugovës.

- Advertisement -

“Momenti më pikëllues po e shkoqis është rasti me 6 maj 1999 kur ne vetëm kishim udhëtuar nga ajo peng marrje kur serbët kishin ekzekutuar profesor Fehmi Aganin dhe italianët që e kishin kuptuar këtë informatë nuk kishin mund t’ia komunikonin Rugovës dhe më ngarkuan që unë t’ia them. Në atë rast ishte diku pritur në avion për të shkuar në një vizitë prej Romës. I them kryetar po dua të them diçka… Prej mënyrës si reagoi ai priti diçka të pakëndshme. Thash na ke thënë që në rrëmujat më të mëdha njeriu nuk duhet ta humb kokën sepse duhet të vazhdojë të punojë. ‘Po fol më çka ka ndodhur?’, tha ai. Goxha me nervoz, thash ‘ngushëllime, profesor Agani ka ndërruar jetë e kanë vrarë serbët’. Edhe tash kur po rrëfehem jam jashtëzakonisht i prekur. Iu nxiu fytyra dhe si asnjëherë tjetër sepse ka pasur edhe vdekje edhe më të dhimbshme. Më tha ‘ç’mu paska thye krahu’, kjo është fjala autentike e presidentit Rugova”, tha ai për KosovaPress.

Ndryshe, Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit nga serbë me uniforma dhe të armatosur. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren.

- Advertisement -

Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

You May Like
At 74, Priscilla Presley Will Make You Skip Lunch
Mortgage After Life
An interactive tour of the USS Gerald R. Ford where Trump is giving a speech on military upgrades
Associated Press
US Employment: Getting a Job in the USA Might be Easier Than You Think
Jobs USA | Search Ads
[Pics] 96-Year-Old Puts Her House For Sale. See How It Looks Inside
Novelodge
The Price of A Portable Oxygen Concentrator Might Surprise You
Oxygen Concentrator | Search Ads
Rrudhat do të zhduken vetëm për 9 ditë! Pa botoks, 15 vjet me e re
Keshilla online
by Taboola
TË TJERA NGA LAJMEFilloi dezinsektimit i zonave endemike në Malishevë
Shefi i kabinetit të Merkel: Pandemia do të zgjasë tërë vitin

“Ç’mu paska thye krahu”, si reagoi Rugova për lajmin e vrasjes se Aganit
Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për kosovarët që jetojnë atje
Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
TË FUNDIT NGA INDEKSONLINE
Filloi dezinsektimit i zonave endemike në Malishevë
10:31
Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 2 futbollistët e rinj
10:22
Kushtetutshmëria kryefjalë e leksionit për aktualitetin politik
10:21
Shefi i kabinetit të Merkel: Pandemia do të zgjasë tërë vitin
10:20
Adele tregon humbjen e madhe në peshë në 32 vjetorin e lindjes
10:01
Tottenham, Jose Mourinho siguron yllin e rivalëve
9:51
Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për kosovarët që jetojnë atje
9:47
Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët
9:45
Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
9:21
Kourtney hap arkivat, publikon këtë fotografi nga e kaluara
9:21
Shënohet viktima e 27 nga Covid-19 në Kosovë, vdes 63 vjeçarja nga Dragashi
9:17
Boateng hakmerret ndaj Messit pesë vite pas turpërimit
9:13
Arrestohen 21 persona pasi dolën në rrugë në orën e ndaluar të tyre
9:06
Ngjarje e rëndë: Një person e gjen babain i tij të vdekur nga një e shtënë zjarri në dhomën e tij
8:58
Vdes ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj
8:37
Ngjyra e verdhë e syve, frikë për shëndetin e Michael Jordan
8:34
Agnesa Vuthaj vazhdon të marrë vëmendjen me bukurinë e saj
8:27
Dhoma qelqi për tu ruajtur nga virusi: E ardhmja e restoranteve gjatë pandemisë
8:11
Prishi kontratën me Brescian, sulmuesi i njohur italian vendos të tërhiqet nga futbolli
8:01
OBSH këshillon lehtësim gradual dhe të kujdesshëm të masave kufizuese
7:55
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit