1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çollaku për festën me shampanjë për vizat: S’kemi festuar para kohe, s’besuam se BE do të na tradhtojë

Rekomandime

Ish-ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka komentuar një video të vjetër ku ai shihet duke festuar në ditën kur Komisioni Europian dha rekomandimin për Kosovën.

- Advertisement -

Çollaku tha se nuk është pishman për atë festë që e bënë në kabinet meqë rekomandimi i dhënë nga KE-ja ishte momenti kritik për Kosovën.

“S’jam pishman në asnjë mënyrë, sepse ato deklarime janë 100 përqind të sakta. Kemi pritur rekomandimin pozitiv për përmbushjen e kritereve atë ditë dhe Komisioni Europian e ka dhënë rekomandimin pozitiv. Mirëpo ne atë ditë nuk i jemi gëzuar vendimit përfundimtar. Për ata që e njohin këtë proces është plotësisht i kuptueshëm, për ata që s’e njohin është totalisht i pakuptueshëm pse Kosova është pa viza edhe sot e kësaj dite”, tha ai në Klan Kosova.

Çollaku tha se derisa festuan ishin optimistë dhe askush s’ka besuar që BE-ja “do t’i tradhtojë dy milionë qytetarë të Kosovës”.

- Advertisement -

“S’kemi festuar para kohe, por momenti kritik është momenti kur jepet rekomandimi nga Komisioni, sepse KE është ai që me shtetet të cilat duan të përfitojnë nga kjo mundësi për të lëvizur pa viza përkujdeset që të zbatojë kriteret e një shteti që aspiron të fitojë këtë të drejtë. S’kemi festuar para kohe, por BE-ja është vonuar tej mase, ka zhgënjyer qytetarët e Kosovës BE po i diskriminon në mënyrë klasike qytetarët e Kosovës”, shtoi Çollaku.

Ai tha se Bashkimi Europian që 10 vjet diskriminoi qytetarët e Kosovës me mosliberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Duke kritikuar BE-në, Çollaku lavdëroi institucionet e vendit për punën që kanë bërë në këto 10 vjet për të merituar udhëtimin pa viza.

“Edhe pse Kosova bëri më shumë se detyrën e saj, BE-ja s’e mbajti premtimin e saj dhe s’ia dha atë që qytetari i Kosovës e ka merituar. Këto janë 10 vjet të admirimit për punën e madhe dhe serioze për plotësimin e këtyre kritereve nga institucionet e Kosovës”.

Ish-ministri thotë se Kosova qysh nga shpallja e pavarësisë nuk trajtohet në mënyrë të barabartë nga BE-ja derisa arsye për mosliberalizim të vizave më shumë e sheh mosnjohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit