8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Covax demanton Armend Zemajn për vaksinat antiCOVID: Nuk do të vinë as në mars

Rekomandime

Aleanca Covax e ka demantuar ish-ministrin Armend Zemaj, duke thënë se vendet janë njoftuar se gjatë muajit mars do të ketë numër të vogël të vaksinave që do të alokohen.
Para disa ditësh ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj njoftoi se ua ka dërguar një letër aleancës Covax dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, duke i njoftuar se Covax kishte siguruar sasi të dozave të vaksinës për Kosovën të cilat do të niseshin për transport më 17 mars, shkruan Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Por sipas Zemajt në këtë letër, Ministria e Shëndetësisë nuk kishte marr asnjë njoftim pas 17 marsit për arsyet e vonesës dhe nëse dihet ndonjë datë se kur do të sigurohen vaksinat për Kosovën.

Por ndryshe ka deklaruar Covax për Gazetën Shneta. Laura Shevlin nga kjo organizatë ka thënë se të gjitha vendet janë njoftuar se gjatë muajit mars do të ketë volum të vogël të vaksinave.

“Covax ka informuar të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të përfitojnë vaksina Astra Zeneca të prodhuara në Korenë Jugore se volumi i dërgesave të planifikuara gjatë muajit mars do të jenë të vogël”.

- Advertisement -

Covax tutje ka deklaruar se ka marr konfirmim nga Astra Zeneca se këto vonesa do të kompensohen gjatë muajit prill dhe maj.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që ende nuk e ka filluar vaksinimin me vaksina anti-Covid.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit