1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Covid-19 bilanci ditor: Sot më pak raste të reja se dje

Rekomandime

Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus, derisa dje u raportuan 17 raste.

- Advertisement -

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

- Advertisement -

18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

- Advertisement -

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Në total numri i rasteve aktive është 400.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit