7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Covid-19, ja kur do të ndërmerren masat e reja në Kosovë

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti sot ishte pjesë e takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, ku edhe ka prezantuar atë se çfarë u bisedua.

- Advertisement -

Hoti tha se ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve me Covid-19, ndërsa njofton se nesër ose të hënën do të kenë vlerësim përfundimtar për të parë se cilat masa të reja do të ndërmarrin, ose të rishikojnë masat që kanë ndërmarrë deri më tani, shkruan Indeksonline.

“Në mbledhjen e komitetit ku ishte edhe drejtori i asosiacionit të komunave, dhe besoj që nesër ose të hënën të do kemi vlerësim përfundimtar për të parë se cilat masa të reja do të ndërmarrin, ose të rishikojmë masat që kemi ndërmarrë deri më tani”, u shpreh kryeministri Hoti.

Hoti bën me dije se tri instrumentet bazë për ta mposhtur koronavirusin janë mbajtja e detyrueshme e maskave, mbajtja e distancës sociale dhe higjiena personale.

- Advertisement -

Poashtu Hoti ka akuzuar Policinë dhe Inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Pristhinës, pa leje, dhe s’është ndërmarrë asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit