COVID-19 nuk i ndalë kosovarët, rreth 100 persona mblidhen në një dasmë në Rahovec

0
94

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e tubimeve, përfshirë këtu edhe ahengjet familjare private, nuk i ka ndaluar disa persona në fshatin Xërxë të Rahoovecit të organizojnë dasmë.

Sinjalizuesi e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se atje janë mbledhur rreth 100 persona.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës në rajonin e Gjakovës por të njëjtit nuk kanë qenë të informuar rreth ngjarjes.