1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Covid 19: Numri bie në minimum, por rriten vdekjet frikshëm

Rekomandime

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4  viktima si pasojë e COVID-19. Kjo është katëtfish më tepër se dje kur ishte vetëm një viktimë.

- Advertisement -

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

- Advertisement -

10 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

- Advertisement -

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit