Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilit kishin kontakte me shefin e tyre të Grupit parlamentar, Arben Gashi, kanë marrë rezultatet nga ISHKP-ja.
Indeksonline mëson se pesë deputetët dhe stafi i Zyrës së LDK-së në Kuvend kanë rezultauar negativë me Covid-19.
“Kujtim Shala, Doruntinë Maloku, Shkëmb Manaj, Ilir Ferati dhe Shkëlzen Hajdini si edhe anëtarët e stafit mbështetës të Grupit parlamentar të LDK-së, kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19”, ka thënë ky burim.
Ndryshe, 50 ishte numri i deputetëve dhe stafit administrativ të Kuvendit të Kosovës të cilët u testuan.
Testimi i deputetëve dhe stafit administrativ u bë pasi deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi kanë dalë pozitivë në COVID-19.