11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Rusia provokon SHBA’të: Nis furnizimin e këtij shteti me sisteme të mbrojtjes nga raketat S-400

Rekomandime

Rusia ka filluar furnizimin e Indisë me sistemet e mbrojtjes nga raketat S-400, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve duke cituar Dmitry Shugayev, kreun e Agjencisë ruse për Bashkëpunim Ushtarak.

Një zhvillim i tillë e vendos Indinë në rrezik për sanksione nga Shtetet e Bashkuara bazuar në një ligj të vitit 2017, që synon të pengojë vende të ndryshme, të blejnë pajisje ushtarake ruse.

- Advertisement -

“Furnizimet me njësitë e para të sisteme tashmë kanë filluar”, citohet të ketë thënë të dielën, gjatë një ekspozite lidhur me hapësirën ajrore të hapur në Dubai.

Ai tha se njësia e parë e një sistemi S-400 do të arrijë në Indi deri në fund të këtij viti.

Marrëveshja prej 5.5 miliardë dollarësh për pesë sisteme raketash tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi, për të cilat India thotë se i nevojitet për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm që i vjen nga Kina, u nënshkrua në vitin 2018.

- Advertisement -

India përballet me një sërë sanksionesh financiare nga Shtetet e Bashkuara në bazë të Aktit për Përballjen me Kundërshtarët e Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), në të cilin Rusia paraqitet si një vend kundërshtar, krahas Koresë së Veriut dhe Iranit, lidhur me veprimet e saj kundër Ukrainës, ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 si dhe ndihmën që i ka dhënë forcave qeveritare siriane.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione, bazuar në të njëjtin akt, ndaj aleatit të tyre NATO, Turqisë, për blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia.

- Advertisement -

Uashingtoni e hoqi gjithashtu Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35, avioni më i avancuar në arsenalin e SHBA-së, i përdorur nga vendet anëtare të NATO-s si dhe aleatët e tjerë të SHBA-së.

Rusia tha se i kishte ofruar Turqisë ndihmën e saj në prodhimin e avionëve luftarakë të avancuar, por deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mbi këtë çështje.

“Ne jemi ende në fazë negociatash mbi këtë projekt”, tha Shugayev sot për agjencinë e lajmeve RIA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit